Sunday, March 22, 2015

VENDIMI - Xhabir Deralla

BLESOK: promovim i poemës “Vendimi” nga Xhabir Deralla
(25 mars 2015, Klub Restoranti Qendra Kulturore Rinore, Shkup)
Kliko KËTU për Facebook event

Institucioni Kulturor “Blesok” do ta promovojë poemën “Vendimi” nga Xhabir Deralla më 25 mars, në Klub Restorant QKR, me fillim në ora 21. Në këtë promovim do të performojë autori i poemës Xhabir Deralla dhe Mirosllav Stojanoviq – Shuki, i cili është autor i ilustrimeve në kopertinë dhe në faqet e brendshme të librit. Ata do të kenë një performancë, e cila është pjesë e projektit multimedial Kriptohromatik.
“Vendimi” është projekti i fundit botues i poetit, shkrimtarit dhe themeluesit të Institucionit Kulturor Blesok, Igor Isakovski, i cili ndërroi jetë pak para promovimit të caktuar të poemës “Vendimi”, në dhjetor. Ky promovim njëkohësisht paraqet edhe ngjarje në nder të tij dhe mesazh se vepra e tij do të vazhdojë nëpërmjet Blesok, në të cilin autori Isakovski investoi aq shumë punë dhe kreativitet.
“Vendimi” është një realizim poetik i Xhabir Derallës në edicion të “Blesok”, titulli i tridhjetë e pestë  i edicionit “Borea”. Bëhet fjalë për një poemë të cilën autori Deralla e shkruan plot dy vjet (1991-1992), ndërsa formën finale ia jep në vitin 2014. Kjo poemë u botua në një libër me 80 faqe, të ilustruar me fotografi dhe vizatime të artistit multimedial Mirosllav Stojanoviq – Shuki.

Projekti Kriptohromatik vazhdon të jetë një sekret, por, një pjesë e tij do të shpaloset para publikut shkupjan më 25 mars në Klubin QKR. Atëherë, një pjesë e vargjeve të poemës do të shkrihen në performancën multimediale të dyshit Deralla-Stojanoviq.
“Vendimi i Xhabir Derallës është një poemë e fuqishme, e cila e prek temën për hulumtimin e identitetit të individit, përballjen e individit me botën rreth vetes, dhe e tërë kjo në një kohë para-mitologjike, në të cilën personat shkojnë pre për gjoja një të mirë të kolektivitetit. E hidhur, por për këtë  gjendje jemi dëshmitarë edhe sot e kësaj dite, në shoqërinë tonë dhe në të gjitha shoqëritë e tjera”, deklaroi Igor Isakovski, njeriu numër një i institucionit kulturor “Blesok”, në dhjetor të vitit 2014.
Prof. dr. Katerina Kollozova, për këtë vepër shkruan: “ Vendimi është ndoshta poema më dramatike dhe më filozofike në gjuhën maqedonase që e kam lexuar. Erudimi i thellë nga fusha e strukturës tragjike i tekstit dhe metrika pasqyrohen në pothuajse çdo varg metrik të Derallës. Pas përkthimeve të Mihail Petrushevskit, gjuha maqedonase s’ka tingëlluar kaq mallëngjyeshëm si vargjet e Vendimit”.

Autori është aktivist për të drejtat e njeriut, artist multimedial, shkrimtar, poet, kolumnist, skenarist, botues, producent. Është themelues i Civilit, organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut.

No comments:

Post a Comment