Këto informata janë të pasakta! Kryetari i KRD-së këtë mund ta konfirmojë lehtë me një kontroll të thjeshtë të dokumentacionit në Këshill dhe të shohë se projekti “Thuaji jo armës” (Thuaj PO për jetën) është i kryer dhe se të gjitha vërejtjet dhe korrigjimet e kërkuara nga KRD janë bërë.
Projekti përbëhet nga 30 epizode në të cilat flitet për tema nga fusha e kontrollit të armëve dhe paraqet kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për mposhtjen e kultit të armëve në vendin tonë. Projekti është i gatshëm për emetim tashmë një kohë të gjatë. Është mëkat që një projekt i tillë të qëndrojë i mbyllur në dokumentacionin e KRDsë në një kohë kur vendi vuan nga kulti tepër i zhvilluar ndaj armëve dhe dhuna me armë përditë i mbush kronikat e zeza.
Produkcioni Shortkat ka ngritur padi kundër Këshillit të Radiodifuzionit për vonimin e pagesës së borxhit të mbetur për realizimin e projektit.
Xhabir Deralla
Producent
Dnevnik, 2 nëntor, 2012, f. 5 |
No comments:
Post a Comment